Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të djathtët e mirë dhe shqiptarët e rehatshëm

    Kontrollet në burgun e Fierit, zbulohen doza të dyshuara ha*hashi

    Gjermania akordon 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, përparësi mbrojtja ajrore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjermania akordon 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, përparësi mbrojtja ajrore
    Të tjera

    Gjermania akordon 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, përparësi mbrojtja ajrore

    November 17, 2026

    Gjermania do t’i japë Ukrainës një tjetër paketë ndihme ushtarake me vlerë 300 milionë dollarë, e përqendruar te forcimi i mbrojtjes ajrore, në një kohë kur Rusia ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, në prag të dimrit.

    Paketa u bë e ditur të martën nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel.

    Kontributi gjerman do të jepet në kuadër të nismës PURL (Lista e Nevojave të Prioritizuara të Ukrainës), përmes së cilës vendet aleate financojnë blerjen e armëve amerikane për Ukrainën. Në këtë paketë, Gjermania po bashkëpunon me Norvegjinë.

    “Rusia po shton sulmet e saj ajrore, sepse nuk po arrin përparim në fushën e betejës”, deklaroi Pistorius, duke theksuar se vendet që mbështesin Kievin duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë të shpejtë dhe efektive, veçanërisht për mbrojtjen nga sulmet ajrore.

    Ndihma përfshin raketa të drejtuara për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, si dhe sisteme IRIS-T dhe raketa për to, të cilat Gjermania i kishte njoftuar edhe më herët.

    Pistorius bëri të ditur gjithashtu se Berlini po përgatitet të integrojë raketat IRIS-T në sistemet norvegjeze të mbrojtjes ajrore NASAMS (Sistemet Kombëtare të Avancuara të Raketave Tokë-Ajër).

    Ministri gjerman theksoi se mbështetja për Ukrainën nuk duhet parë si çështje bamirësie, por si pjesë e sigurisë së Evropës dhe e përpjekjeve për të ndalur presidentin rus, Vladimir Putin.

    GJERMANIA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të djathtët e mirë dhe shqiptarët e rehatshëm

    November 17, 2026

    Kontrollet në burgun e Fierit, zbulohen doza të dyshuara ha*hashi

    November 17, 2026

    Gjermania akordon 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, përparësi mbrojtja ajrore

    November 17, 2026

    Zbulohet një plan për vra*je në Greqi, rrjeti i lidhur me Iranin vepronte përmes Maqedonisë së Veriut

    November 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.