Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin me 12 vite burg të biznesmenit italian Francesco Becchetti.
Me këtë vendim konfirmohet ulja me pesë vite e dënimit fillestar prej 17 vitesh burg, të dhënë ndaj tij.
Becchetti është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe pastrim parash.
Biznesmeni italian është akuzuar për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.