Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, priti sot drejtorët e sapoemëruar të tri institucioneve shëndetësore publike — Klinikës Universitare për Gastroenterohepatologji, Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive dhe Klinikës Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive.

Drejtor i ISHP Klinikës Universitare për Gastroenterohepatologji është emëruar Vladimir Andreevski, specialist i mjekësisë interne dhe subspecialist i gastroenterohepatologjisë, udhëheqës i Repartit të Endoskopisë pranë Klinikës dhe sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Maqedonase për Gastroenterohepatologji. Nga MSH thonë se ai është autor i mbi 120 punimeve të recensuara në revista vendase dhe ndërkombëtare, me ekspertizë në endoskopinë intervenuese dhe ERCP.


Drejtor i ISHP Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive është emëruar Pançe Karagjozov, specialist i kirurgjisë digjestive, me përsosje profesionale në kirurgjinë laparoskopike në Vjenë dhe Stamboll dhe pjesëmarrje aktive në kongrese ndërkombëtare në fushën e koloproktologjisë dhe kirurgjisë hepatobiliare.

Drejtor i ISHP Klinikës Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive është emëruar Blagoja Srbov, specialist i kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, asistent në Katedrën e Kirurgjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup dhe një nga themeluesit e Asociacionit Maqedonas për Mikrokirurgji Rekonstruktive (MARM).

"Ministri Klekovski i uroi të emëruarit dhe u dëshiroi punë të suksesshme, duke theksuar përgjegjësinë që pritet prej tyre në drejtimin e tri klinikave — funksionim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, futjen e metodave dhe procedurave të reja, shkurtimin e listave të pritjes dhe rritjen e besimit të pacientëve", thonë nga MSH./Telegrafi/