Gjykata Supreme i jep të drejtë Real Madridit në përplasjen me La Ligën

Gjykata Supreme e Spanjës ka rrëzuar apelin e La Ligës dhe ka lënë në fuqi anulimin e marrëveshjes së investimit të firmosur në gusht të vitit 2021 me fondin privat CVC.

Vendimi përfundimtar mbështet padinë e Real Madridit dhe Athletic Bilbaos, ndërsa La Liga është urdhëruar të paguajë të gjitha kostot ligjore të procesit të apelit.

Të lidhura

None found

Sipas trupës gjykuese, marrëveshja nuk kishte vlefshmëri, pasi klubet nuk dispononin të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar në mënyrë të plotë vlerën ekonomike të saj, ndikimin dhe pasojat e ndryshimeve të kryera në fazat e fundit.

Ky është një sukses i rëndësishëm juridik për Real Madridin, që prej kohësh e kishte kundërshtuar marrëveshjen e arritur mes La Ligës dhe CVC-së.

Në deklaratën e publikuar pas vendimit, klubi spanjoll e përshëndeti atë si një konfirmim të fortë ligjor për mbrojtjen e të drejtave të klubeve, transparencën dhe qeverisjen e mirë të futbollit në Spanjë.

Real Madridi nënvizoi se Gjykata Supreme ka vërtetuar pavlefshmërinë e marrëveshjes së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e La Ligës më 12 gusht 2021. Sipas klubit, vendimi lidhet me faktin se klubet nuk patën mundësi të njiheshin në mënyrë të plotë me kushtet dhe efektet e këtij operacioni financiar.

Klubi madrilen bëri të ditur gjithashtu se gjykata kritikoi përpjekjen e La Ligës për të zëvendësuar kriteret e përcaktuara nga Gjykata e Apelit e Madridit me interpretimin e vet.

“Real Madridi do të vijojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e klubeve, si dhe zbatimin e ligjshmërisë, transparencës dhe parimeve të qeverisjes së mirë në futbollin spanjoll”, thuhet në komunikatën e klubit.


Shtuar më 17.11.2026 17:43

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet