Histori te Manchester United, për herë të parë një grua në stafin e trajnerëve te ekipi i meshkujve
Manchester United pritet të bëjë një hap historik, duke përfshirë për herë të parë një grua në stafin teknik të ekipit të parë të meshkujve.
Bëhet fjalë për specialisten spanjolle Sílvia Tuyà Viñas, e cila pritet t’i bashkohet stafit të trajnerit të ri Mauricio Pochettino në “Old Trafford”.
Sipas raportimeve të mediave britanike, Tuyà do të marrë rolin e specialistes së përgatitjes fizike, duke u bërë gruaja e parë që bëhet pjesë e stafit të ekipit të parë të Manchester United.
Ajo ka punuar më parë me Pochettinon te Chelsea dhe Kombëtarja e SHBA-së, ku në tetor 2024 u bë gruaja e parë e regjistruar zyrtarisht në stafin teknik të përfaqësueses amerikane të meshkujve.

Sílvia Tuyà ka doktoraturë në Shkencat e Sportit nga Universiteti i Barcelonës, është specialiste në forcë dhe kondicion fizik, ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe futbolliste profesioniste te skuadra e femrave të Levantes.
Nëse emërimi konfirmohet zyrtarisht, ajo do të hyjë në histori si gruaja e parë në stafin e ekipit të parë të meshkujve të gjigantit anglez.




