Brazili ka reaguar në mënyrën më të mirë pas zhgënjimit ndaj Japonisë. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka harruar humbjen e mëparshme, duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Singaporit, përfaqësueses që renditet e 148-ta në klasifikimin e FIFA-s.
Protagonisti absolut i kësaj sfide ishte Vinicius Junior. Sulmuesi i Real Madridit dhuroi një paraqitje spektakolare, duke realizuar një tregolësh brenda vetëm 12 minutave në pjesën e parë dhe duke udhëhequr Brazilin drejt një fitoreje bindëse.
Edhe pas pushimit, Seleção nuk e uli ritmin. Estevao dhe Rayan gjetën rrugën e rrjetës, ndërsa një autogol i kundërshtarëve vulosi shifrat përfundimtare 7-0.
Një përgjigje e rëndësishme për Ancelottin, i cili ishte vënë në qendër të kritikave pas humbjes ndaj Japonisë. Fitorja e thellë rikthen qetësinë në kampin brazilian, edhe pse niveli i kundërshtarit nuk ofron një provë të mirëfilltë për të matur forcën e skuadrës.
