Në Kemerovo të Siberisë është rrëzuar një avion ushtarak ndërsa mbetën të vrarë 17 persona në bord. Sipas raportimeve të mediave ruse 17 personat vdiqën në rrëzimin e avionit, i identifikuar paraprakisht si një aeroplan ushtarak An-12, pranë fshatit Yagunovo, në jug të kryeqytetit rajonal.
Duke cituar gjithashtu dëshminë e një dëshmitari okular, mediat e huaja citojnë se avioni ishte në flakë, pastaj u rrëzua ndjeshëm dhe shpërtheu pas përplasjes me tokën. Guvernatori i Kemerovës, Ilya Seredyuk, tha në Telegram se një “incident aviacioni” ndodhi në rrethin Yagunovo të rajonit, duke shtuar se ai po shkonte në vendngjarje, ku shërbimet e emergjencës janë tashmë të pranishme.
“Autoritetet rajonale po ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme. Rrethanat e incidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse”, shtoi Seredyuk. Përmes një videomesazhi Seredyuk deklaroi se avbioni kaloi në rajon para se të rrëzohej.
