Gruaja e Rexhep Selimit pas dënimit të Thaçit: Një përshkallëzim tjetër i padrejtësisë

17 Nëntor 2026 | 17:58

Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë e cila i shtoi dënimin ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burg dhe dënimin e 7 personave të tjerë.

Ajo shkruan se dënimi ishte përshkallëzim tjetër i padrejtësisë. Ajo shton se do të luftojnë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore.

“Sot ndodhi edhe një përshkallëzim tjetër i padrejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ashtu siç ishte i padrejtë dënimi i H. Gucatit, N. Haradinajt, H. Shalës, S. Jonuzajt, I. Bahtjarit, P. Shalës dhe S. Mustafës, ashtu siç ishte e padrejtë edhe shpallja fajtorë e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, më 16 shtator të këtij viti, po ashtu edhe dënimi i sotëm i H. Thaçi, F. Fazliu, B. Smakaj dhe H. Kuqi është i padrejtë dhe i papranueshëm.

Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore. Ndërkohë, i uroj Isni Kilajt dhe familjes së tij për shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e tij”, shkruan ajo në postim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PDK: Do t’i përgjigjemi vendimit të Speciales me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media e ka quajtur të papranueshëm dhe të turpshëm...
17:11 | 17/11/2026

Shkeli masën e detyrimit të paraqitjes në polici, Gjykata në Beograd lëshon urdhërarrest për Millan Radoiçiçin

Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit deri në 30 ditë dhe ka lëshuar urdhërarrest për ish-nënkryetarin e...
16:00 | 17/11/2026

Qeveria e Kosovës reagon pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë

Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qëndrueshme”, në një postim në Facebook, pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi...
15:45 | 17/11/2026