Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër Buxhetin 2027, duke akuzuar qeverinë se fondet publike nuk po përdoren në interes të qytetarëve. Sipas Bardhit, problemi kryesor nuk qëndron te shuma e të ardhurave që mblidhen nga shqiptarët, por te mënyra se si administrohen dhe shpërndahen këto para.
“Shqiptarët nuk marrin më shumë para nga puna e tyre, sepse thelbi i këtij buxheti nuk është sa para do t’i mblidhen shqiptarëve: 8, 9 apo 10 miliardë euro. Thelbi është kush do t’i shpenzojë këto para dhe në xhepat e kujt do të përfundojnë”, shprehet Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar demokrat i është referuar edhe protestave të studentëve dhe kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilat, sipas tij, dëshmojnë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisjes. “Protestat e studentëve, kërkesa për dorëheqje e Edi Ramës si i korruptuar tregojnë se shqiptarët e dinë përgjigjen: Buxheti 2027 nuk është buxheti i tyre, por i korrupsionit”, deklaron Bardhi.
Postimi i plotë
Shqiptarët nuk marrin më shumë para nga puna e tyre, sepse thelbi i këtij buxheti nuk është sa para do t’i mblidhen shqiptarëve: 8, 9 apo 10 miliardë euro. Thelbi është kush do t’i shpenzojë këto para dhe në xhepat e kujt do të përfundojnë. Protestat e studentëve, kërkesa për dorëheqje e Edi Ramës si i korruptuar tregojnë se shqiptarët e dinë përgjigjen: Buxheti 2027 nuk është buxheti i tyre, por i korrupsionit.
