Iriqi:- Vërtet do të kandidosh për Bashkinë e Tiranës?
Qori:- Deri tani vërtet. Më pas nuk i dihet.
Iriqi:- Pse ç’mund t ndodhë më pas?
Qori:- Më bën Rama p.sh. rektor universiteti dhe unë heq dorë.
Iriqi:- Po a je i bindur që fiton?
Qori:- Jam i bindur që s’fitoj. Shumë i bindur. E di dhe bufi.
Iriqi:- Andaj?
Qori:- Andaj vërtet s’fitoj, por ama dëmtoj. Se opozitës, përballë maxhorancës që grabisin vota, i duhet bashkim.
Iriqi:- Pse nuk bashkoheni atëherë?
Qori:- Se presim.
Iriqi:- Çfarë prisni?
Qori:- Presim të na ftojë Rama. Kaq na duhet.
Iriqi:- Po ju a jeni opozitë?
Qori:- Po. Dhe me Ramën njësoj, opozitë do jemi. Si fillim do e ndihmojmë të fitojë bashkinë ama më pas do i bëjmë opozitë në këshillin bashkiak.
Iriqi:- Pra do ia lini Ramës bashkinë?
Qori:- Bashkinë as Rama nuk e do. Se s’ka ngel më copë truall a lulishte pa u dhënë leje për pallat. Ndaj ne do ia zhysim. Merre Tiranën e shkatërruar, do i themi. Ta gëzosh këtë qytet të pajetueshëm, do të kemi sloganin tonë.
Iriqi:- Po parulla “Rama në burg, Berisha në burg”?
Qori:- Çoroditje miletit. Shpërndarje vëmendje quhet në sociologji.
Iriqi:- Në llafollogji deshe të thoje...
© SYRI.net