Milani merr lajme të shkëlqyera nga fronti Maignan. Portieri francez këtë të martë iu nënshtrua rezonancës manjetike që dha përgjigjje negative duke përjashtuar dëmtimin në zonën pubike dhe aduktorit.

Kjo do të thotë se portieri francez që u zëvendësua në fundin e pjesës së parë në ndeshjen mës Francës dhe Turqisë, pasi ndjeu shqetësime në zonën mes ijës dhe zonës së aduktorit, do të jetë rregullisht në dispozicion të skuadrës për ndeshjen ndaj Frosinones që do të luhet këtë të dielë.

Si janë Pavlovic, Tomori e Loftus-Cheek?

Ndërkaq vazhdojnë programet e rikuperimit për elementët e tjerë që nuk janë të disponueshëm në skuadër. Fikayo Tomori e Ruben Loftus-Cheek  kanë kryer kontrollet dhe vlerësohen çdo ditë për të fiksuar datën e kthimit në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës; mbrojtësi pritet të jetë gati për ndeshjen me Cagliarit, ndërsa mesfushori do të vlerësohet sërish pas dy javësh. Sinjale inkurajuese vijnë edhe nga Strahinja Pavlovic, që një ditë më parë kishte kryer stërvitje të personalizuat dhe këtë të martë punoi pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës. Mbrojtësi serb po kalon një problem delikat në veshka dhe synon që të jetë i disponueshëm për të dielën

Kush u stërvit në Milanello?

Pas një jave pushim, futbollistët që nuk u grumbulluan nga kombëtaret e tyre respektive, iu kthyen punës në Milanello nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim. Në pritje të kthimit të të gjithë lojtarëve brenda të enjtes, në stërvitjen e kuqezinjve u bashkuan edhe elementë të Milan Futuro duke qenë se të vetmit futbollistë të skuadrës së parë të pranishëm ishin Torriani, Gila, Terracciano, Musah, De Winter e Hutchinson.

Top Channel