Lajmi i fundit

LIVE/ PD zhvillon Foltoren e 'Ripërtëritjes' në Berat

VIDEO/ Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi

18:10, 17/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duke folur në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Berat, lideri i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi se mesazhi kryesor i protestave të zhvilluara në Tiranë ishte bashkimi i shqiptarëve kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai vlerësoi qëndrueshmërinë e anëtarëve të PD-së, duke thënë se ata penguan përpjekjet për ta kthyer partinë në një shtojcë të Partisë Socialiste dhe për të zhdukur opozitën sovrane në vend.

Berisha i cilësoi protestat e zhvilluara si ‘uragani popullor më i madh që ka njohur Shqipëria’. Sipas tij, lëvizja bashkoi demokratë, socialistë, qytetarë pa parti dhe përfaqësues të të gjitha rrymave politike. ‘Mesazhi më i madh i saj ishte bashkimi i shqiptarëve’, u shpreh Berisha, duke theksuar se në shesh dhe në bulevard qytetarët u bashkuan kundër regjimit, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Pra jemi para këtij faktori dhe ju demokrate e demokratë keni një meritë historike se qëndruat.

Qëndruat në një kohë kur e vërteta është se u përpoqën me çdo kusht të vendosin kontrollin mbi këtë parti.

U përpoqën me çdo kusht ta shndërrojnë këtë parti në shtojcë të PS.

U përpoqën me çdo kusht që një opozitë sovrane kundër kësaj diktature të mos ekzistonte në Shqipëri.

Mirëpo ju qëndruat, qëndruat në një meritë historike.

Qëndruat ju dhe sot ne jemi në një situatë krejtësisht tjetër shpresëplotë.

Pas një seri protestash të fuqishme nga dhjetori në maj, shpërtheu në Tiranë uragani popullor më i madh që ka njohur Shqipëria.

Lëvizja që tronditi themelet e narkodiktaturës, lëvizje e cila jehoi në mbarë botën.

Shpesh dëgjoni në studiot televizive analistë dhe banalistë t’i shtrojnë pyetjet: cili ishte leksioni i uraganit të lirisë?

Thonë çdo gjë, por të vërtetën jo.

Cili ishte leksioni më i madh, të dashur miq, i asaj lëvizje gjigante, më madhështorja, më e bukura që ka parë Shqipëria?

Mesazhi më i madh i saj ishte bashkimi i shqiptarëve.

Në atë lëvizje, në një mrekulli të vërtetë kombëtare, u bashkuan kundër regjimit demokratë, socialistë, pa parti, të gjitha rrymat.

Dhe në këtë aspekt, mesazhi i parë dhe më kryesor, cilido që do t’i qëndrojë besnik qytetarit, idealeve të tij, aspiratave të tij, nxjerr se mesazhi më i rëndësishëm ishte bashkimi.

Në atë shesh, në atë bulevard, në ato rrugë u bashkuan shqiptarët, realisht të të gjitha partive politike.

Dhe unë ua them ju këtu, ditët e para dominonte e majta se unë i ndiqja shumë. Shtatë-tetë ditët e para kanë qenë të majtë më shumë, pastaj gjer në fund kemi qenë ne më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco