Play Off-et e Euro 2028/ Shqipëria e dyta në radhë për të përfituar nga Liga e Kombeve

Shqipëria mund të ketë një tjetër mundësi për të siguruar pjesëmarrjen në Euro 2028 përmes Nations League. Sipas projeksioneve të publikuara sot, kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në listën e skuadrave që mund të përfitojnë nga biletat shtesë për fazën finale të turneut.

Në krye të kësaj liste qëndron Mali i Zi, ndërsa pas Shqipërisë vijnë Islanda dhe Sllovakia. Këto janë katër përfaqësueset e para në radhën e pritjes për një vend në fazën play-off, në rast se skuadrat e kualifikuara përmes eliminatoreve ose vendet pritëse nuk i përdorin të gjitha pozicionet e rezervuara.

Megjithatë, gara mbetet e hapur dhe skenari mund të ndryshojë në varësi të rezultateve në kualifikueset e Euro 2028. Sipas përllogaritjeve aktuale, probabiliteti që të paktën pesë vende të ndahen përmes Nations League është 59 për qind. Mundësia që numri të shkojë në gjashtë është 32 për qind, ndërsa për tetë vende zbret në 27 për qind. Një skenar me nëntë bileta vlerësohet shumë më pak i mundshëm, vetëm 7 për qind.

Një tjetër detaj i rëndësishëm është se skuadra e renditur në vendin e 33-të të listës mund të jetë e fundit që përfiton një biletë pa qenë fituese e grupit në Nations League.

Për Shqipërinë, renditja aktuale është një sinjal pozitiv, por jo një garanci. Kuqezinjtë duhet të presin përfundimin e eliminatoreve dhe të gjitha llogaritë përfundimtare për të mësuar nëse kjo rrugë mund t’u japë një shans të dytë për të qenë pjesë e Euro 2028.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri