“Fevziut i pëlqeu varianti me seks”, Majko sqaron debatin në PS: Përmenda video të sekuestruara nga SPAK, por jo “video erotike”

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar ndaj raportimeve mediatike mbi fjalën e tij në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke mohuar se ka ngritur shqetësime për video erotike apo jetën private të kolegëve të tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Majko sqaron se ndërhyrja e tij kishte në fokus atë që ai i quan “kontakte të papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar”.

Sipas ish-deputetit socialist, gjatë mbledhjes ai ka kërkuar që personat që kanë kontakte të tilla të largohen nga politika.

“Kam folur për kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar. Në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika”, shkruan Majko.

Ai sqaron se gjatë fjalës së tij kishte përmendur vetëm një informacion publik lidhur me video të sekuestruara nga SPAK, por mohon të ketë folur për “erotizëm” apo “video seksi”.

Reagimi i plotë:

“NDJESE E DETYRUAR”…

Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!

Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur PËR KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMIN E ORGANIZUAR!

Në mbledhje kërkova që këta njerëz DUHET TË LARGOHEN NGA POLITIKA! Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK!

Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”! I vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte Muhamed Veliu! https://top-channel.tv/2026/11/15/bashkine-e-tiranes-rrezikojme-ta-humbim-na-duhet-kandidat-fitues-majko-paralajmeron-ne-asamble-i-pergjigjet-rama-skepticizmi-i-pandit-me-ka-motivuar46454654/

Fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!” ????

Ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMN E ORGANIZUAR!!! Ndjesë për zhgënjimin!

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri