Lajmi i fundit

LIVE/ PD zhvillon Foltoren e 'Ripërtëritjes' në Berat

Këlliçi: Ndjesa e panevojshme e Pandeliut!

Këlliçi: Ndjesa e panevojshme e Pandeliut!

18:15, 17/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Pandeli Majkos, që u tërhoq nga thëniet e tij në asamblenë e PS-së.

Gjatë asamblesë, Majko u kishte kërkuar anëtarëve të këtij organi dhe drejtorëve të PS-së, që të dorëhiqen sepse janë mbi 1 mijë orë video të regjistruara, duke ngritur spekulime për afera erotike.

Por sot Majko ka reaguar duke u shprehur se, nuk e kishte fjalën për video erotike, por për përgjime me trafikantët. E për këtë reagim, Këlliçi shkruan se, kjo ishte një ndjesë e panevojshme nga Pandeli Majko.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Ish Kryeministri Pandeli Majko, aktualisht anëtar i Asamblesë së PS-së, paska kërkuar ndjesë se pas fjalës së tij, qenka ngritur një spekulim për afera erotike të anëtarëve të kupolës socialiste, për skandale të mundshme që janë të regjistruara në video. Dhe një herë, ai theksoi se e kishte fjalën për kontaktet e papërshtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar që disa drejtues kanë. Dhe se ata duhet të largohen nga politika.

Pra, Majko paska ngritur alarmin për një gjë më pak shqetësuese e më pak rënduese se sa ajo që u fol në media.

Në thelb, me ose pa dashje, ish Kryeministri ka ngritur çështjen më problematike në atë parti. Ai vetë atë ditë ka qënë në një sallë plot me njerëz me kontakte të papërshtatshme.

Por mbi të gjitha, në krye ka pasur kampionin e kontakteve të papërshtatshme, që është Edi Rama. Aq të forta janë raportet e tij me krimin e organizuar sa caktoi një koordinator për marrëdhëniet me bandat dhe krerët e tyre. I dha këtij koordinatori pushtet të pakufishëm financiar. Dhe piu me të verë 33 mijë euro shishja.

Edi Rama ka kudo në Shqipëri në çdo qytet pikërisht krimin e organizuar si shtab elektoral për mbledhjen e votive. Në listat e deputetëve, falë raporteve me Ramën ata kanë arritur të fusin njerëzit e tyre.

Pra Pandeli Majko i ka kërkuar të parit Edi Ramës të largohet nga politika. Dhe nëse i qëndron kësaj, nuk ka fare nevojë të kërkojë ndjesë nëse është spekuluar për video erotike.

Ai më në fund e ka thënë atë fjalën që prej kohësh prisnin njerëzit prej tij...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco