“Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”, Berisha shtrinë dorën për demokratët dhe kërkon bashkim: Kemi bërë gabime, por kjo është zgjidhja përballë rrezikut Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në fokus të të cilit ishte ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe hapat e mëtejshëm drejt përmbylljes së negociatave.
Gjatë takimit, palët bënë një bilanc të progresit të Shqipërisë pas publikimit të Raportit të Progresit 2026, shqyrtuan udhërrëfyesin e negociatave dhe diskutuan mbi perspektivën e procesit, si dhe ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ministri Hoxha theksoi se Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real në rrugëtimin e saj evropian, i cili tashmë duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe të matshme.
“Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim”, u shpreh Ministri.
Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për përshpejtimin e reformave, përmbushjen e angazhimeve dhe ruajtjen e ritmit të negociatave në fazën vendimtare të procesit të anëtarësimit.
Në përfundim, Ministri Hoxha falënderoi Komisioneren Kos për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe angazhimin e saj për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, duke theksuar se zgjerimi përbën një investim strategjik në të ardhmen e përbashkët evropiane.
📍Brussels — Always a pleasure to meet with Enlargement Commissioner Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺
We took stock of Albania’s EU accession process following the 2026 Progress Report, reviewed the negotiations roadmap and the propescts ahead, and discussed progress in implementing the Growth Plan.
Albania has built real momentum. Now is the time to convert momentum into measurable results, continue closing chapters and transform commitments into reforms, and reforms into membership.
Close cooperation with the European Commission and EU Member States remains essential as we accelerate implementation, deliver on our commitments, and advance decisively through the final stretch towards EU membership.
Thank you, Commissioner @MartaKosEU, for your continued support and leadership in championing a credible, merit-based enlargement process that strengthens both Albania and the European Union and invests in our shared European future.
#Albania2030
—
📍Bruksel — Gjithmonë kënaqësi të takohem me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺
Bëmë një bilanc të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas Raportit të Progresit 2026, shqyrtuam udhërrëfyesin e negociatave dhe perspektivën përpara, si dhe diskutuam mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes.
Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real. Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim.
Bashkëpunimi i ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së mbetet thelbësor ndërsa përshpejtojmë zbatimin e reformave, përmbushim angazhimet tona dhe ecim me vendosmëri në kilometrin e fundit drejt anëtarësimit në BE.
Faleminderit, Komisionere @MartaKosEU, për mbështetjen e vazhdueshme dhe lidershipin në nxitjen e e një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, që forcon njëkohësisht Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian dhe është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.
#Shqipëria2030
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) November 17, 2026
Top Channel