• Kontakt
Tuesday, November 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Një vit nga premtimi i Brunilda Mersinit, mbetjet vijojnë të pushtojnë Vlorën

18:47 : 17/11/2026
në AKTUALITET

Në programin e saj, kryebashkiakja e Vlorës Brunilda Mersini ka premtuar eliminimin e 20 pikave të paligjshme të hedhjes së mbetjeve, duke e paraqitur këtë ndërhyrje si një prej masave kryesore për transformimin e menaxhimit të mbetjeve në qytet.

Objektivi në këtë rast është i qartë: një Vlorë më e pastër brenda një periudhe të shkurtër, me rezultate të dukshme për qytetarët dhe vizitorët.

Shifra

Sipas programit, Mersini ka përcaktuar edhe shifra konkrete: eliminimin e pikave të paligjshme të depozitimit të mbetjeve, instalimin e 100 kontenierëve për ndarjen e mbetjeve në burim në Rajonin 3 dhe rinovimin e logjistikës me 800 kontenierë të tjerë, 300 të mëdhenj dhe 500 të vegjël.

Për menaxhimin e mbetjeve, programi paraqet një buxhet të përgjithshëm prej 732 milionë lekësh për periudhën 2025–2028.

Lexo edhe:

Dyshime për mashtrim me fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier

Ndërkohë, afati i vendosur për eliminimin e pikave problematike ishte brenda 12 muajve nga koha e shpalljes së programit (në nëntor 2025) , megjithëse projekti mban emrin “Vlora e Pastër 180”, duke iu referuar synimit për ndryshime të dukshme brenda gjashtë muajve.

Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion se çfarë u bë me 20 pikat një vit pas premtimit të kryebashkiakes Brunilda Mersini.

Fillimisht në përgjigjen e parë, Bashkia Vlorë kërkoi se për cilat pika bëhej fjalë dhe ku ishim referuar.

Faktoje e orientoi zyrën e koordinatorit të Bashkisë Vlorë tek programi që kryetarja e Bashkisë kishte publikuar në faqen e saj.

Pas Faktoje i dërgoi edhe linkun referues, në një përgjigje të dytë Bashkia e Vlorës nuk shpjegoi sërish cilat ishin hotspotet problematike, por u përgjigj se, “pikat e evidentuara si vende të depozitimit të paligjshëm të mbetjeve, janë pastruar nga strukturat përgjegjëse”.

Sipas saj, monitorimi dhe ndërhyrjet në terren janë intensifikuar, veçanërisht gjatë sezonit turistik, me qëllim parandalimin e krijimit të vatrave të reja dhe garantimin e vijimësisë së shërbimit të pastrimit.

Bashkia thekson gjithashtu se Ndërmarrja e Pastrimit ka trajtuar problematikat e evidentuara dhe ka marrë masat e nevojshme për ruajtjen e pastërtisë, në bashkëpunim me strukturat përkatëse.

Faktoje në terren 

Në mungesë të pikave që duhet të identifikonte, Bashkia e Vlorës bazuar në programin zyrtar të kryetares së Bashkisë, Faktoje ndoqi një verfikim të pavarur nisur nga burime nga brenda Menaxhimit të Integruar i Mbetjeve që është në varësi të institucionit.

Nga informacioni i marrë në këtë rrugë, Faktoje kontrolli pesë pika që iu vunë në dispozicion kur tre prej tyre rezultuan me mbetje urbane, ndërsa tek dy të tjerat nuk konstatuam gjurmë mbetjesh.

Konkretisht, te fusha e mbetjeve urbane te lagjja “24 Maji”, e përfshirë herë pas here nga vatra zjarri, duke shkaktuar përhapjen e tymit toksik në zonë, shihej një grumbull mbetjesh urbane në të djathtë të shinave të hekurudhës, ndërsa vendi rrethohej nga një kanal ujor.

Pranë mbetjeve, dalloheshin dy fadroma, të cilat ndodheshin në të dyja anët e “malit” me mbeturina.

Tek ish-fusha e aviacionit, jo shumë larg qendrës së Vlorës, fusha nuk ishte pastruar plotësisht, ku pirgjet me dhera dhe mbetje të materialeve të ndërtimit, përfshirë dhe goma makinash, dukeshin me sy të lirë.

Në një tjetër pikë (ajo e treta), te fusha e mbetjeve të hyrje të Orikumit, mbeturinat ishin shpërndarë në një sipërfaqe të dukshme pranë një kantieri ndërtimi.

Zona e rrethuar me shkurre, tela dhe bimësi, e bënte të vështirë identifikimin e tyre nga rruga kryesore.

Në dy pika të tjera (siç na u referuar që duhet të ishin atje), në Mifol dhe Panaja, nuk u arrit të identifikoheshin vendgrumbullimet e raportuara, ndërsa banorët e pyetur nuk kishin informacione për vendndodhjen e tyre.

Ndërkohë, në tri prej pikave të tjera që na u referuan si problematike, sipas informacioneve të marra, Bashkia kishte ndërhyrë për pastrimin e tyre, pasi ato ishin kthyer në vende të depozitimit të mbetjeve.

Si në aksin kryesor të rrugës Babicë e Madhe-Sherishtë, i kthyer në vengrumbullimi mbeturinash, ishte ndërhyrë, ashtu dhe në zonën e plazhit publik në Zvërnec dhe në rrugën Spital-Babicë e Madhe.

Përfundimi

Bazuar në përgjigjen e Bashkisë Vlorë (që fillimisht nuk ishte në dijeni as të programit të kryebashkiakes që kishte premtuar eliminimin e 20 hispoteve)  dhe nga verifikimi në terren që Faktoje ndërmori duke i nisur nga informacionet e pavarura që ajo mori nga burime të MIM, rezulton se premtimi për eliminimin e pikave të paligjshme të depozitimit të mbetjeve deri në këtë fazë mbetet i pambajtur.

Kështu, Vlora dhe rrethinat e saj vazhdojnë të përballen me problemin e depozitimit të mbetjeve në pika të ndryshme.

Për qytetarët, rëndësi ka jo vetëm nëse Bashkia ka ndërhyrë një herë, por nëse zonat mbeten të pastra dhe nëse parandalohet krijimi i vendgrumbullimeve të reja./Faktoje.al

Etiketa: bashkia e vloresBrunilda Mersinimbetjepastrimiqytetarevizitorvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyshime për mashtrim me fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

10:27 : 17/11/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier

18:54 : 16/11/2026
AKTUALITET

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në shtator

14:01 : 16/11/2026
AKTUALITET

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë

10:57 : 16/11/2026
AKTUALITET

Rrjetat dhe eksplozivët, peshkimi i paligjshëm rrezikon ekosistemin detar në Vlorë

18:18 : 15/11/2026
RAJONI

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

21:22 : 14/11/2026
Para

Nga tramvaji i Bashës te trenat e Ramës, 15 vite premtime mbi shina që nuk mbërritën kurrë në stacion

TË GJITHA

Nga tramvaji i Bashës te trenat e Ramës, 15 vite premtime mbi shina që nuk mbërritën kurrë në stacion

18:49 : 17/11/2026

Një vit nga premtimi i Brunilda Mersinit, mbetjet vijojnë të pushtojnë Vlorën

18:47 : 17/11/2026

The Economist: 10 zhvillimet që do të trondisin botën në 2027

18:37 : 17/11/2026

Përplasje para Kryeministrisë, policia rrethon protestuesit

18:28 : 17/11/2026

Mes luftës për të rikthyer shikimin, Erjon Vishkulli: S’dua ta kujtoj atë ditë, por nuk pendohem

18:11 : 17/11/2026

Tre gabimet që duhet të shmangni në një intervistë pune

18:09 : 17/11/2026

Pse nuk e takoi ambasadori amerikan, kryebashkiakun e Sarandës, Oltion Çaçi?

18:04 : 17/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com