OBSH: 1 në 6 infeksione bakteriale të konfirmuara rezistent ndaj antibiotikëve

17 Nëntor 2026 | 18:51

Ndërsa gjithnjë e më shumë vende po ndërmarrin hapa për të luftuar rezistencën antimikrobike, mangësitë në testimin dhe trajtimin e infeksioneve vazhdojnë të vënë në rrezik shëndetin e pacientëve. Kështu thuhet në të dhënat e reja të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët vazhdojnë të theksojnë se kur bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë bëhen rezistentë ndaj barnave, infeksionet e zakonshme bëhen më të vështira për t’u trajtuar. Kjo rrit rrezikun edhe gjatë ndërhyrjeve rutinë mjekësore, si operacionet, lindjet apo trajtimi i kancerit. Sipas OBSH-së, në vitin 2023, rreth 1 në 6 infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator rezultoi rezistente ndaj antibiotikëve.

Të dhënat e publikuara në prag të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike tregojnë se 173 vende kanë hartuar plane kombëtare për të luftuar këtë fenomen dhe vetëm 22% e vendeve raportojnë se kanë financimin e nevojshëm dhe i zbatojnë plotësisht planet e tyre.

Sipas OBSH-së, një tjetër problem madhor është mungesa e kapaciteteve diagnostikuese. Vetëm 36% e vendeve kanë laboratorë kombëtarë të referencës të pajisur për të identifikuar bakteret dhe kërpudhat rezistente. Ndërkohë, vetëm 63% kanë udhëzime për përdorimin e duhur të antimikrobikëve dhe pak më shumë se gjysma kanë sisteme për monitorimin e përdorimit të antibiotikëve dhe përhapjes së rezistencës.

Nisur nga kjo situatë OBSH u bën thirrje vendeve të investojnë në parandalimin e infeksioneve, diagnostikimin e hershëm dhe aksesin në trajtimin e duhur, për të frenuar një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dronët rusë shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë, presidentja Sandu paralajmëron sanksione të reja ndaj Moskës (VIDEO)

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha të hënën se një dron rus kishte fluturuar mbi kryeqytetin Kishinau dhe u zotua të kërkojë sanksione të mëtejshme...
18:39 | 17/11/2026

Pas skandalit dhe dorëheqjes së bujshme, Huang shprehet i gatshëm të rikthehet në krye të Nvidia-s

Jensen Huang është i gatshëm të kthehet në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Nvidia nëse i kërkohet nga bordi i drejtorëve të kompanisë, tha ish-kreu...
17:32 | 17/11/2026

Papa kundër propozimit që priftërinjtë katolikë të martohen: Për momentin jo, në të ardhmen gjërat mund të ndryshojnë

Papa Leo tha të martën se aktualisht nuk po planifikon të ndryshojë rregullat katolike për të lejuar priftërinjtë e martuar, duke thënë se çështja është...
17:30 | 17/11/2026