Vdekja e De Miguel, Pique: Pezullimi i Owono është i padrejtë
Gerard Pique ka komentuar pezullimin e dhënë Jesus Owono për ndërhyrjen e tij që çoi në vdekjen e Jesus de Miguel. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, aksioner i Andorra-s, klubit për të cilin luan portieri, foli kundër pezullimit prej 12 ndeshjesh: “Çfarë ndëshkohet, akti apo pasojat e tij?” pyeti spanjolli në një video të postuar në rrjetet sociale.
“Unë besoj se ndëshkimi duhet të përqendrohet te veprimi, jo te pasojat”. Pique shtoi më pas: “Është e qartë se kjo situatë ka pasur një ndikim të konsiderueshëm, jo vetëm në futbollin spanjoll, por në të gjithë botën. Është diçka e pashpjegueshme, e pashembullt në historinë e futbollit. Pse ndodhi? Lojtarë, ish-lojtarë, trajnerë, portierë… të gjithë po flasin për një aksident. Jam i bindur se dënimi maksimal i vendosur ndaj Jesús për këtë gjest është i padrejtë, sepse ai nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës për atë që ndodhi”.
“Shkurt, pezullimi prej 12 ndeshjesh i vendosur ndaj Jesús Owono duket si një mënyrë për ta bërë atë të paguajë për pasojat për të cilat nuk është përgjegjës. Njerëzit shpesh duhet të gjejnë dikë për të fajësuar, sepse përndryshe nuk e kuptojnë pse ndodhin ngjarje të caktuara në një fushë sportive. Është një aksident. Unë besoj se vendosja e dënimit maksimal ndaj Jesús është e padrejtë, sepse ai nuk është përgjegjës për atë që ndodhi”, përfundoi Piqué.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



