Ministria e Mbrojtjes hap thirrjen për 250 ushtarë dhe detarë aktivë, aplikimet deri më 15 janar 2027

Aktualitet | 12 minuta më parë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar vijimin e fushatës së rekrutimit për në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të së cilës po zhvillohen aktivitetet informuese “Ditët e Hapura” në qytete të ndryshme të vendit.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, dikasteri i Mbrojtjes bën me dije se thirrja është e hapur për të gjithë të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e strukturave ushtarake, duke specifikuar edhe numrin e kuotave dhe kalendarin e pranimeve.

“Thirrje e hapur për 250 ushtarë/detarë aktivë, të cilët duan të ndërtojnë një karrierë ushtarake dhe t’i shërbejnë vendit me krenari! Afati i aplikimit, deri më 15 janar 2027; ndërsa stërvitja bazë do të zhvillohet mes datave 22 shkurt – 30 prill 2027”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Afatet kryesore të procesit:

  • Numri i kuotave: 250 ushtarë/detarë aktivë;
  • Afati i fundit për aplikim: 15 janar 2027;
  • Periudha e stërvitjes bazë: 22 shkurt – 30 prill 2027.
  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme