Juristi Indrit Sefa, i ftuar në News24 komentoi reformën zgjedhore.
Sefa deklaroi se PD prej vitesh po luan rolin për të pasur monopolin e opozuitës. Sipas tij, PS do pushtetin përpara integrimit europian.
“Duhet të ketë lista të hapura. Partia Demokratike nuk shquhet për organizim, por ka individë të spikatur. Vetëm disa individë të mirë, cilësorë mund të fitojnë. Listat e hapura janë domosdoshmëri për PD-në, që të spikasin individë të caktuar.
PS nuk pranon asnjë reformë zgjedhore, që nuk i përshtatet asaj. Gjiknuri do PS-në dhe PD-në në politikë, nuk do forca të reja opozitare.
Kësaj kërkese, PD i është përgjigjur pozitivisht. PS do të mbajë pushtetin me çdo kusht, nuk duan integrimin. PD luan gjithmonë për monopolin e opozitës. PD ka vite që luan për monopolin e opozitës”, tha Sefa.
Në lidhje me Asamblenë e PS-së, Sefa u shpreh se pamë atë që dimë të gjithë, që në partitë politike shqiptare nuk ka demokraci.
“Të gjitha partitë politike në Shqipëri janë të kryetarit, nuk ka demokraci. Këtu ka vetëm besnikëri dhe ka zbatim urdhrash. Rama u tha se këtu nuk ka fjalë kundër. Te çështja e Ballukut nuk ka asgjë të pazakontë. Balluku do shkojë për gjykim me avokatët e saj, do mbrojë akuzat që i ka ngritur SPAK-u. Balluku do mbrohet. Nuk e mendoj që Rama komandon SPAK-un, sepse nëse e komandon Strukturën e Posaçme, nuk do e lejonte, që të ketë arrestime të njerëzve të tij”, u shpreh Sefa.
