Në cilësinë e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzoi ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, se refuzojnë pjesëmarrjen në seancën dëgjimore. Sipas saj, refuzimi për të qenë në komision është dëshmi e pranimit të fajësisë për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës. ”Për ligjet me porosi, dyert hapen. Për llogaridhënien, mbyllen. Prej më shumë se një muaji kërkojmë që Ervin Demo të raportojë për dhunën e policisë ndaj protestuesve paqësorë. Ministri përgjigjet me heshtje dhe refuzim. Kujt i shërben një Parlament që mbron qeverinë nga pyetjet e qytetarëve?”, shkruan Tabaku.