Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Psikologia Ermela Shllaku: Që pas pandemisë kemi folur më shumë për problemet e shëndetit mendor…

E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë psikologia Ermela Shllaku, për të diskutuar mbi gjeneratën Z, që dhe sipas studimeve janë brezi më i stresuar dhe më i vetmuar…

Pse të rinjtë duken më të stresuar se brezat e tjerë, ngaqë janë më të hapur për të folur rreth kësaj, apo ngaqë kanë realisht më shumë stres se gjeneratat e mëparshme?

Të dyja, fatkeqësisht shkojnë bashkë. Që pas pandemisë, problematikat e shëndetit mendor janë vënë më shumë në pah, kemi folur më shumë për to, por dhe janë shtuar njerëzit dhe individët që kanë predispozitën për t’u prekur nga ndonjë problematikë e shëndetit mendor. Kur flas për problematike, jo domosdo është një problem që nuk zgjidhet kurrë dhe kjo për t’i alarmuat njerëzit dhe për të thënë se çfarë po ndodh. Ky është realiteti. Edhe kur flasim me dikë, shqetësohet dhe na flet për anën e tij emocionale, se sa i ngarkuar është dhe tashmë duket sikur nuk flasim më për anën profesionale ose për punën, pa folur së pari se sa i lodhur jam, i ngarkuar, kam pasur stres, ankth për X gjë, për X situatë… Kështu që dhe brezi i ri, edhe pas pandemisë por edhe nga problematikat e viteve të fundit, duke lartësuar disi më shumë figurën e psikologut, ka qenë gjithmonë aty por vitet e fundit duket sikur prindërit po ndërgjegjësohen dhe po i drejtojnë adoleshentët ose fëmijët që të shkojnë te psikologu dhe të ndihen më rehat dhe më mirë nëse flasin me një psikolog.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.