Përfaqësuesit e lëvizjes studentore në Serbi u betuan të martën si deputetë të Kuvendit, pak më shumë se katër javë pasi i dhanë fund 14 viteve të sundimit të Aleksandar Vuçiç.
Kandidatët e Listës Studentore morën zyrtarisht vendet e tyre në seancën e parë të Parlamentit, duke shënuar kështu hapin e parë të forcës politike të mbështetur nga të rinjtë drejt formimit të qeverisë së re të Serbisë.
Lëvizja fitoi 140 vende në Parlamentin me 250 deputetë, ndërsa Partia Progresive Serbe e drejtuar nga Vuçiç, ka siguruar 103 mandate. Pas betimit nisi debati për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, i cili do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit.
Kandidatë janë Aleksandar Çupiç nga Lista Studentore dhe Stojan Radenoviç nga grupi “Serbia fiton” i Aleksandar Vuçiçit.
Gjatë një fjalimi të gjatë prej më shumë se 1 orë e gjysmë, Vuçiç kritikoi ashpër Listën Studentore duke e akuzuar për “terror institucional dhe kërcënime e sulme ndaj anëtarëve të SNS.
Qindra qytetarë u mblodhën para godinës së Parlamentit në kryeqytetin Beograd, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj deputetëve të dalë nga lëvizja studentore. Ndërkohë, kandidatët e SNS-së u pritën me reagime negative nga turma.










