Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Planifikonin sulm terrorist në Greqi me urdhër iranian; 4 arrestuar shqiptarë, synonin vrasjen e biznesmenit kompanie armësh izraelite

timoni.al by timoni.al
November 17, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Planifikonin sulm terrorist në Greqi me urdhër iranian; 4 arrestuar shqiptarë, synonin vrasjen e biznesmenit kompanie armësh izraelite
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër nga personat e arrestuar nën dyshimin se po përgatitnin një akt terrorist në Greqi janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe dy shtetas iranianë. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit. Policia greke bën të ditur se ka arrestuar edhe Shpëtim Musliun, i datëlindjes 21.12.1996, i lindur dhe banues në Kumanovë.

Musliu, së bashku me anëtarë të tjerë të celulës, dyshohet se planifikonin të kryenin në Greqi atentatin ndaj një biznesmeni, i cili njëkohësisht mbante një post të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve. I gjithë operacioni dyshohet se financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili, sipas hetimeve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit izraelit.

Për këtë qëllim, dyshohet se ishin rekrutuar persona me bindje radikale islamike nga Kumanova, të cilët kishin pranuar të kryenin atentatin. Ata kishin tentuar të kalonin kufirin drejt Greqisë, por nuk ishin lejuar të hynin në vend, pasi rezultonin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale. Edhe i arrestuari Shpëtim Musliu kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Evrosit. Në një tentativë të dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke ishin njoftuar nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për planin e celulës.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se e kishin mbajtur grupin nën përgjim për afro një vit. Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, shërbimet greke kanë nisur një valë të re hetimesh për të zbuluar nëse anëtarët e kësaj celule radikale kanë bashkëpunëtorë apo udhëzues shpirtërorë në qarqet e komunitetit mysliman që jeton në Greqi.

Previous Post

Kadastra jep dokumente pronësie për 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende 371 të tjera në proces

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al