E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë psikologia Ermela Shllaku, për të diskutuar mbi gjeneratën Z, që dhe sipas studimeve janë brezi më i stresuar dhe më i vetmuar…
Pse brezi i ri duket se po bën më pak seks?
Lidhet pak me ndjenjën e komplekseve që ne kemi, e lidh shumë edhe me anën fizike që kemi. Gen Z ka shumë dëshirë të jetë shumë mirë. Të punosh me adoleshentët të mëson shumë gjëra. Ti mendon se një adoleshent ka dy-tre pika, por realisht kur futesh thellë tek ato pika, dalin disa nëndegë të tjera, kështu që kanë komplekse. Kanë komplekse dhe duan të duken vazhdimisht mirë dhe duan të bien në sy për mirë tek tjetri, nuk duan që të përfliten. Po flas me temat që adoleshentët trajtohen tek psikologu. Marrëdhëniet seksuale patjetër që janë shumë të rëndësishme tek individi. Nuk e flasim shumë dhe mendojmë se është tabu. Është një nevojë e individit në themel. Por sot fatkeqësisht e ka dëmtuar shumë dhe pornografia. Ka zhdukur bukurinë e marrëdhënieve seksuale me individin që ti do dhe e ka bërë në një trajtë shumë perverse ndonjëherë, në një trajtë jo shumë të bukur dhe e ka hequr nga fokusi i adoleshentëve.