Pas ndërprerjes totale të fluturimeve dhe “black out”-it me bankat më të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një situatë akoma më alarmante. Rrjeti shumë i klasifikuar, që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) përdor për komunikimet e saj të brendshme, ka dalë jashtë funksionit, sipas gjashtë personave të njohur me këtë çështje, raporton CNN. Rrjeti, i quajtur NSA Net, u mundëson punonjësve të komunikojnë informacione të klasifikuara brenda agjencisë. Deri në këtë moment nuk ka asnjë provë për një sulm kibernetik, thanë burimet.