Kush është Shpëtim Musliu, shqiptari që dyshohet se u urdhërua nga dy iranianë për ekzekutimin e biznesmenit izraelit në Greqi Këta që shihni në foto janë 2 iranianët që urdhëruan ekzekutimin e biznesmenin izraelit në Greqi.
Sipas korrespondentit të Top Channel nw Greqi, Artur Bibe, sulmi u parandalua pas një njoftimi nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut se kreu i organizatës që do kryente atentatin ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit, konkretisht 6 ekzekutorë, 4 shqiptarë dhe 2 iranianë.
I gjithë operacioni dyshohet se financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili, sipas hetimeve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit.
Policia greke bëri me dije se arrestoi edhe Shpëtim Musliun, i datëlindjes 21.12.1996, i lindur dhe banues në Kumanovë. Ky i fundit kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Evrosit.
Top Channel