Një tufë me ujqër kanë sulmuar mëngjesin e sotëm hambarin me dele në banesën e Baftjar dhe Bukurie Pire në fshatin Tapi të Kuçovës, duke i mbytur të 13 delet e familjes. Pqr dy bashkëshortët kjo konsiderohet si ngjarje e pazakontë, pasi kurrë më parë siç thonë ujqërit nuk kishin zbritur kurrë më parë kaq pranë banesave. Ata u përpoqën t'i largonin kafshët pasi dëgjuan zhurmat, por u tërhoqën nga frika kur një prej ujqërve tentoi të kafshonte kryefamiljarin. Sipas çiftit të bashkëshortëve dëmi që ju kanë shkaktuar ujqerit është kolosal pasi ata vetëm shitjen e qengjave dhe qumështit të deles e nënprodukteve të tij mbanin familjen me bukë.