Është shqetësuese ajo që po ndodh në protestën e sotme të 171-tën me radhë të qytetarëve kundër qeverisë.

Policia ka tërhequr zvarrë një protestues të moshuar, duke e marrë me forcë në furgon.

Situata u shoqërua me tension të lartë. Qytetari po qëndronte i qetë në bulevard dhe ishte edhe me biçikletë, kur në mënyrë të papritur kanë ndërhyrë efektivët.

Tensionet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Reprezalja policore vazhdon, duke tentuar që të mos lejojnë protestat.  Qytetarët ndërkaq po marshojnë.

Siç raporton gazetari Renaldo Salianji, ka një urdhër, që policët të largojnë qytetarët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ndodh, edhe pse e drejta për të protestuar është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: