Bashkitë e Rilindjes dështojnë në mbledhjen e taksave, 100 milionë euro detyrime të pambledhura nga qytetarët dhe bizneset. KLSH evidenton keqmenaxhimin financiar, ndërsa borxhet rriten në vitin elektoral 2025. Durrësi dhe Lushnja kryesojnë listën.
SYRI TV
Të paktën 26 bashki, të drejtuara nga kryetarët e zgjedhur nga Partia Socialiste, rezultojnë se nuk kanë mbledhur rreth 100 milionë euro taksa.
Të dhënat zyrtare tregojnë se borxhi është shtuar sidomos gjatë vitit 2025, kur vendi u angazhua në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Në vitin 2023, kur Partia Socialiste fitoi shumicën absolute të bashkive, pasi nuk lejoi pjesëmarrjen e opozitës me logon e saj, Edi Rama premtoi se do të rritej eficensa financiare.
Por, informacionet e përpunuara nga insitucionet shtetërore tregojnë një realitet tërësisht të ndryshëm.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi raportet e auditimit në një numër të konsiderueshëm bashkish të vendit.
“Syri Tv” ka konsultuar të dhënat vetëm për nivelin e taksave dhe tarifave të paarkëtuara.
Deri në fund të vitit 2025, detyrimet e pambledhura në mënyrë progresive janë në shumën 8.5 miliardë lekë të reja.
Në këtë total janë përfshirë diçka më pak se gjysma e bashkive aktuale.Durrësi dhe Lushnja rezultojnë bashkitë që mbajnë kryesimin e listës për taksat dhe tarifat e pambledhura. Në secilën prej tyre, mungojnë në arkën e institucionet mbi 20 milionë euro.
Më tej, lista e bashkive me vlerën më të lartë të taksave dhe tarifave të pambledhura vijon me Vlorën, në shumën rreth 10 milionë euro, Korça, me mungesë arkëtimesh në rendin e 8 milionë eurove dhe Fieri, me rreth 6 milionë euro të paarkëtuara.
Për rastin e Fierit, KLSH ka bërë një sqarim në raportin e saj të auditimit. Kontrollorët kanë konstatuar se shifrat e Bashkisë nuk rakordohen me gjendjen reale dhe vlera duhet të jetë akoma më e lartë.
© SYRI.net
VIDEO/ Kaos para Kryeministrisë, policia shoqëron protestuesit me dhunë, një vajzë humb ndjenjat
Opozita dhe protestuesit ja ku e kanë zgjidhjen, me Ligjin e Maqedonisë për Qeverinë Kujdestare për zgjedhjet
Pas Trump, Rama sulmon të djathtën angleze: Britania është në dëshpërim, demokracinë po e shkatërron media sociale