E martë, 17 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Kronikë

AMP ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg” për punonjësin e Policisë në Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një efektivin A.C, ndaj të cilit gjykata kishte vendosur masën arrest me burg.

Efektivi i policisë akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 16.11.2026, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë me inicialet A.C., me detyrë punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Reklamë

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.