Policia merr zvarrë qytetarin që po protestonte paqësisht

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.11.2026, 20:13

Një tjetër episod i dhunshëm është regjistruar gjatë protestës para Kryeministrisë, ku efektivët e policisë kanë tërhequr zvarrë një qytetar që po protestonte.

Pamjet tregojnë disa punonjës policie teksa e kapin protestuesin, e tërheqin zvarrë përgjatë rrugës dhe më pas e fusin me forcë në automjetin e policisë.

Qytetari po ushtronte të drejtën e tij kushtetuese për të protestuar, por përfundoi i tërhequr zvarrë nga efektivët. Pamje që ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po trajtohen qytetarët që dalin në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit