Kosova U19 e mbyll me humbje aventurën në kualifikimet për Euro 2027, mbetet pa asnjë pikë
Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka përfunduar në mënyrën më të padëshiruar raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2027, duke regjistruar tri humbje në po aq ndeshje.
Dardanët e rinj janë mposhtur të martën nga Kazakistani me rezultat minimal 1:0, në takimin e zhvilluar në Skoci.
Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Kosovën U19, e cila më parë kishte pësuar disfata edhe ndaj Belgjikës dhe Skocisë.
Skuadra kosovare, që garoi në Ligën A, nuk arriti të marrë asnjë pikë dhe e përfundoi Grupin A2 në pozitën e fundit.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbyllur me rezultat pozitiv këtë fazë kualifikuese, Kosova nuk arriti të shmangte humbjen as në përballjen e fundit ndaj Kazakistanit.
Kështu, përfaqësuesja e të rinjve e mbyll këtë cikël me tri humbje dhe pa pikë, duke mbetur jashtë garës për pozitat e para në grup.















