Në Bruksel, Maqedonci: Kosova ka trajnuar 146 ushtarakë ukrainas dhe ka dërguar dy paketa ndihme

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes i Kosovës, mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel.

Pas përfundimit të takimit, ai njoftoi se pjesëmarrësit riafirmuan mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për Ukrainën dhe qytetarët e saj.

Të lidhura

None found

Maqedonci tha se Kosova kontribuon në këtë përpjekje duke trajnuar pjesëtarë të ushtrisë ukrainase dhe duke ofruar mbështetje ushtarake.

Në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Kosova ka trajnuar 146 ushtarakë ukrainas në shtatë grupe dhe ka dërguar dy pako me mbështetje ushtarake, sipas ministrit.

Ai shtoi se për më shumë se dy vjet, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas përmes operacionit britanik Interflex.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe paqes në Evropë”, shkroi Maqedonci.

Para takimit, gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri kosovar u takua me homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi. Takimi u zhvillua në Përfaqësinë e Shqipërisë në NATO.

Maqedonci bëri të ditur se biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt”, përfundoi ai.


Shtuar më 17.11.2026 20:33

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpadişahbetgrandpashabetyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet