Apple raporton probleme teknike me disa shërbime kyçe, preken App Store, Apple Music dhe iCloud
Kompania teknologjike Apple po përballet me vështirësi teknike në funksionimin e disa prej platformave të saj më të përdorura, duke ndikuar aksesin e përdoruesve në shërbimet digjitale.
Sipas të dhënave të përditësuara në faqen zyrtare të statusit të sistemit të Apple, ndërprerjet dhe problematikat aktuale janë evidentuar në:
- App Store dhe Apple Music;
- Shërbimin e asistencës AppleCare;
- Funksionimin dhe aksesin në llogaritë iCloud.
Faqja zyrtare e statusit konfirmon se këto shërbime po hasin probleme të përkohshme, ndërkohë që pritet rikthimi i normalitetit pas ndërhyrjes së ekipeve teknike të kompanisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



