Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrest në burg për një efektiv policie në Kavajë, dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion

    Kush është shqiptari i dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit izraelit në Greqi

    Presidentja e Kosovës reagon pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve: Aktgjykimi ngre shqetësime për të drejtat e tyre

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kush është shqiptari i dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit izraelit në Greqi
    Aktualitet

    Kush është shqiptari i dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit izraelit në Greqi

    November 17, 2026

    Shpëtim Musliu, 29 vjeç, nga Kumanova, është një prej katër shtetasve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që dyshohet se janë përfshirë në një celulë të akuzuar për përgatitjen e një atentati ndaj një biznesmeni izraelit në Greqi.

    Sipas informacioneve të mësuara nga korrespondenti i Top Channel, Musliu dyshohet se ishte rekrutuar për të marrë pjesë në ekzekutimin e planit, objektiv i të cilit ishte një drejtues i lartë i një kompanie izraelite në industrinë e prodhimit të armëve.

    Musliu, i lindur më 21 dhjetor 1996 dhe banues në Kumanovë, është një nga personat e përfshirë në hetimet për një komplot të dyshuar terrorist, që sipas autoriteteve kishte lidhje me dy shtetas iranianë.

    Sipas të dhënave të hetimit, grupi drejtohej nga Edriz Mavaneh, ndërsa njëri prej dy iranianëve, i identifikuar si Mabanex, dyshohet se siguronte financimin e operacionit, me urdhër të shërbimeve iraniane të inteligjencës.

    Musliu kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer nga autoritetet kufitare në Evros. Në përpjekjen e dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke kishin marrë informacion nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për aktivitetin e dyshuar të celulës.

    Autoritetet greke bëjnë me dije se grupi ishte mbajtur nën përgjim për afro një vit, ndërsa hetimet përqendrohen te përgatitjet për atentatin ndaj biznesmenit izraelit.

    Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut te autoritetet e Maqedonisë së Veriut, hetimet janë zgjeruar për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me celulën. Në fokus janë edhe kontakte të mundshme në qarqet e komunitetit mysliman në Greqi.

    Hetuesit po përpiqen të zbardhin të gjithë rrjetin e dyshuar, burimet e financimit dhe rolin që ka pasur secili prej personave të përfshirë. Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për dyshime që po hetohen nga autoritetet, ndërsa përgjegjësia penale e personave të përmendur duhet të përcaktohet nga drejtësia.

    #Greqi #MaqedoniaEVëriut #ShpëtimMusliu #Iran #Izrael #Atentat #Hetime

    biznesmeni izraelit greqi shqiptari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrest në burg për një efektiv policie në Kavajë, dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion

    November 17, 2026

    Kush është shqiptari i dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit izraelit në Greqi

    November 17, 2026

    Presidentja e Kosovës reagon pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve: Aktgjykimi ngre shqetësime për të drejtat e tyre

    November 17, 2026

    Shembet ura lundruese në Itali, kamioni me zhavorr përfundon në lumë, shpëton shoferi

    November 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.