E martë, 17 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Korrupsion në radhët e policisë, AMP arreston efektivin e Komisariatit të Kavajës
Lajme

Korrupsion në radhët e policisë, AMP arreston efektivin e Komisariatit të Kavajës

Një tjetër efektiv policie përfundon në pranga, këtë herë në Kavajë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar punonjësin me inicialet A.C., i cili shërbente në Komisariatin e Policisë Kavajë si punonjës i rolit bazë.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 16 nëntor 2026. Urdhri për ekzekutimin e vendimit është lëshuar nga Prokuroria e Durrësit dhe është zbatuar nga AMP.

Efektivi po hetohet për dy vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, masa e sigurisë është vendosur mbi bazën e dyshimeve se punonjësi i policisë është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethanat konkrete të rastit, veprimet për të cilat dyshohet efektivi apo nëse hetimi përfshin edhe persona të tjerë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, me synim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.

Njoftimi i plotë i AMP-së:

AMP ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg” për punonjësin e Policisë në Kavajë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 16.11.2026, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë me inicialet A.C., me detyrë punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.