Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme fotoreporterin Marxhen Bokshi, i cili punon për agjenci të ndryshme lajmesh.
Bokshi po fotografonte policët dhe qytetarët gjatë protestës së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa pas urdhrit të shefit të Komisariatit 1 Ervin Hasarama është shoqëruar me forcë.
Përveç fotoreporterit, policia ka shoqëruar me forcë edhe një të moshuar, të cilin e mori zvarrë dhe e futi në furgon si dhe disa vajza.
Protesata e 171-të u shoqërua me përplasje teksa policia i shtyu qytetarët në trotuar duke mos i lejuar të qëndrojnë në bulevard.