Rusia akuzoi sot Francën për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftë, duke pretenduar se ka dijeni për dislokimin e trupave franceze në Ukrainë dhe duke i dërguar një paralajmërim Parisit.
Franca i hodhi poshtë duke i cilësuar si absurde akuzat e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se ushtarët e saj po luftojnë kundër Moskës, duke sqaruar se në Ukrainë ndodhet vetëm një kontingjent shumë i kufizuar për trajnim dhe mirëmbajtje të pajisjeve ushtarake, pa asnjë rol luftarak.
Paralelisht me përplasjen diplomatike, situata në terren është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.
Rreth 800 dronë u lëshuan drejt Moskës gjatë natës, ndërsa sulmet ukrainase me dronë dhe raketa në Krime shkaktuan dy viktima dhe shembën një pjesë të urës strategjike të Kerçit që lidh gadishullin me Rusinë.
Nga ana tjetër, forcat ruse goditën infrastrukturën energjetike, portuale dhe ushtarake të Ukrainës, si dhe disa ura kryesore në Kiev.










