Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai është shpallur fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, përmes veprimit të përbashkët, si dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.
I ftuar në emisionin “Real Story”, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi u shpreh se pritet që vendimi të ankimohet dhe se ekziston pritshmëria që ai të rrëzohet në apel. Ai e cilësoi këtë çështje si një nga më të ndjeshmet për Kosovën, duke e përshkruar situatën si një “gropë të zezë” për vendin.
Gjatë intervistës, ai bëri edhe një krahasim mes rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës drejt integrimit evropian. Sipas Abazit, ndërsa Shqipëria po avancon në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Kosova po përballet me zhvillime që rrezikojnë ta largojnë nga perspektiva evropiane.
Abazi kritikoi gjithashtu qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj çështjes së Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një lojë të dyfishtë. Në përfundim, ai paralajmëroi se Kosova po rrezikon të mbetet pas në zhvillimet rajonale, ndërsa vendet fqinje po avancojnë drejt integrimit evropian.
“Sigurisht që do pritet apeli në këtë gjykim. Sigurisht pritja është që të rrëzohen dhe këto vendime. Është çështja më sensitive që do na ndjek, është një grope e zezë për Kosovën çfarë po ndodh. Luftë UÇK nuk mund të bëhet e padrejtë nga asnjë lloj gjykate.
Ajo çfarë po na ndodh është largimi nga një klub ku Shqipëria me sukses po hyn, në BE dhe të gjithë po i gëzohemi që ky proces nuk po ndalet, pavarësisht vështirësive, në aspektin historik Shqipëria po bën të që Kosovë po bën të kundërtën, po largohet nga tavolina e BE. Goditja që po merr Kosova, edhe për lojën e dyfish të Kurti për çështjen e Gjykatës.
Kosova rrethohet një Mal i ZI nga Shqipëri, e cila po ecë me shpejtësi drejt BE, të dyja vendet anëtare të NATO-s, Kosova po mbetet “Thembra e Akilit” për çështjet e Ballkanit”, tha ai.










