E martë, 17 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debat në studio/ Bushati: Deputetët e PS, ca fyej. Klosi: Ata janë djem dhe vajza të shkëlqyer

Shkarkimi nga të gjitha funksionet drejtuese në PS i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës ishte tema e kësaj të marte në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit.

Analisti Andi Bsuahti tha se gjuah e përdorur nga deputetët e PS pas Asamblesë është një gjuhë e drunjtë.

Por për Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, të gjithë socialistët janë aty dhe po japin kontributin e tyre.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Bushati: Kush është ajo që unë pashë? Pashë gjithë emisionet ku deputetë të PS-së kishin qenë në emisione të ndryshme. Lei Fen do të dridhej nga turpi në varr. Pashë dhe Klosin dje. Nuk është puna se kemi kuriozitet për PS-në, se e dinë shqiptarët çfarë është PS-ja sot, mos i fol shoferit. Problemi është se këtu një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare, të paktën në verë e deri vonë, reaguan kundër arrogancës në pushtet. Kjo gjuhë më duket shembëlltyrë e arrogancës në pushtet. Nuk është puna se çfarë bëri Edi me Elisën, se nuk është punë ish-dashnorësh. Por këtë gruan Rama ua ka servirur shqiptarëve si numrin dy të shtetit. Pra, një njeri që për 13 vite ua ke servirur shqiptarëve si model suksesi dhe unë, o shqiptarë, nuk ndiej detyrimin të bëj as bilanc pse dje ishte e mrekullueshme e sot s’bën fare, është problem i arrogancës. Folëm dhe pak për Veliajn. Për Veliajn këta të hidheshin në fyt për shembullin e suksesit, tani ky modeli i suksesit i drejtohet Asamblesë me letër: Dua mocion të ikë kryetari. Dua ta bëj këtë gjë sepse ky njeri i bën keq qeverisjes. Prapë gjuhë e drunjtë. Ishte kjo Muzhaqi, e di çfarë thoshte: Elisa është më e vjetër se unë, s’mund ta komentoj. Pra, në PD për vjetërsinë s’duhet të komentojë njeri. Deputetja Bylykbashi thoshte, ka filluar procesi i shkarkimit, por nuk e dimë. Në të njëjtën kohë që Klosi thoshte e shkarkuam, ajo thoshte do e shkarkojmë në të ardhmen. Pra, ata në Asamble dolën pa kuptuar se çfarë ka ndodhur. Prandaj ne sot shohim jaranë socialistësh nëpër studio që nuk dinë të thonë një gjë të thjeshtë: ku gabuan Veliaj, Spiropali, Plarenti. Dalin nëpër studio se janë ca fytyra numërorë.

Klosi: Ofendimi është muhabet kot. Në radhë të parë, shumë mirë Bushati që ka dëgjuar gjithë deputetët e PS-së.

Bushati: Me hundët mbyllur, por duhet t’i dëgjoj.

Klosi: Ja, paskemi dalë të tërheqim vëmendjen tënde. Ti ke po të njëjtën vjershë. Pret që një forum që ka një vendimmarrje dhe të gjithë ata që kanë qenë në emisione e kanë thënë që forumet shkarkuan nga detyrat dhe funksionet dy drejtuesit. Nuk përbën lajm për ju kur PS-ja përgatitet për të fituar, nuk përbën lajm për ju kur partia përgatitet për të realizuar objektiva. Të garantoj se ata djem dhe vajza janë të gjithë profesionistë. Mbase ata s’e kanë hilen e politikës, por kanë përfaqësinë e komuniteteve.

Klosi: Pjesa dërrmuese aty janë budallenj.

Bushati: Zegjineja.

Klosi: Ata janë djem dhe vajza të mrekullueshëm. 55 janë të rinj, për herë të parë në Parlament.

Bushati: Njerëzit po ju kapin me vezë.

Gjinishi: Të rinj që po shkojnë në SPAK.

Klosi: Ne nuk kemi asnjë merak për njerëzit që përfaqësojnë PS-në. Janë aty në bazë të votës, janë në Parlament për të dhënë kontributin e tyre.

Bushati: Kjo është gjuhë e Lei Fenit.

Klosi: Kjo është gjuhë. Ti nuk ke ndryshuar asnjëherë gjuhën.

Gjinishi: Nuk ka disiplinë ai.

Hoxha: Ai ka përfaqësuar gjithmonë frymën humbëse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.