Putin mbërrin në Kinë, përgatitet takimi historik trepalësh me Trump dhe Xi Jinping Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit, duke shënjestruar një bazë për lëshimin e raketave në ishullin strategjik të Qeshmit, në Gjirin Persik.
Lajmi është raportuar nga agjencia Reuters, duke iu referuar një zyrtari ushtarak amerikan, sipas të cilit avionët luftarakë amerikanë kanë kryer sulmet gjatë ditës së martë. Sipas të njëjtit burim, operacioni është ndërmarrë në përgjigje të sulmeve iraniane ndaj personelit dhe aseteve amerikane në rajon.
Ishulli i Qeshmit ka rëndësi të veçantë strategjike për shkak të pozicionit të tij pranë Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit.
Qeshmi është ishulli më i madh në Gjirin Persik dhe konsiderohet një pikë kyçe për kontrollin e lëvizjeve detare në këtë zonë. Në të dyshohet se ndodhen edhe instalime ushtarake iraniane, përfshirë sisteme raketore.
Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë hollësi të tjera mbi objektivat e goditura, shkallën e dëmeve apo pasojat e sulmit.
Zhvillimi vjen në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta, ndërsa Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë në qendër të përplasjes ushtarake dhe diplomatike mes dy vendeve.
Top Channel