Selman Bardhi, 85 vjeç, ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në Elbasan mbrëmjen e djeshme.
I moshuari ndërroi jetë disa orë pas aksidentit, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.
Të lidhura
None found
Përplasja ndodhi rreth orës 17:15, në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit. Sipas të dhënave paraprake, Bardhi po ecte në këmbë kur u godit nga automjeti, duke pësuar dëmtime të shumta e serioze.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, duke lënë mjetin pas.
Gjatë asaj kohe, në Elbasan kishte reshje shiu dhe shikueshmëri të kufizuar, kushte që mund të kenë ndikuar në sigurinë e qarkullimit.
Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit dhe përgjegjësitë e drejtuesit të automjetit.





