Një 15-vjeçare me probleme të shëndetit mendor përfundon në Lezhë, pasi njihet në TikTok me një grua rreth 50 vjeçe, e cila e prezanton me një 37-vjeçar.
Vajza e mitur largohet nga banesa pa njoftuar familjarët dhe udhëton drejt Lezhës, ku takohet me 37-vjeçarin Elton Kola.
Sipas dëshmisë së saj, të dy qëndrojnë për disa orë në një hotel, ku kryejnë marrëdhënie seksuale. Vajza thotë, se pasi i dhanë pije energjike, ajo nuk kuptoi më asgjë, pasi pati probleme.
Stop – Çfarë moshe ke?
E mitura – 15!
Stop – Po ky, Eltoni, çfarë moshe kishte?
E mitura – 30!
Stop – Po si e njohe? Ee pe aty? Ma trego njëherë!
E mitura – U njohëm njëherë në telefon, pastaj kushërira e vet, i tha, do vijë kjo…
Stop – Kushërira e Eltonit, si e ka emrin?
E mitura – Albina!
Stop – Kë ke njohur më parë, Eltonin, apo Albinën?
E mitura – Albinën kam njohur të parën.
Stop – Albinën e ke njohur në telefon? Ke bërë muhabet me atë?
E mitura – Po!
Stop – Çfarë të tha Albina?
E mitura – Hiç! Si je? Mirë? Sa vjeçe je? 15! Më tha kam një kushëri…dhe ai të pëlqen, kështu.
Stop – Ta tha Albina këtë?
E mitur – Ee…
Stop – Dhe pastaj, ti i shkruajte?
E mitura – Ee, ia dhashë TikTok-un…,s’e di.
E mitura – Më tha Albina mu, “a do vish”. Me dy mëndje e pata, për të shkuar tek ai…Pastaj ika unë. I hipa autobusit, pastaj më ka ndaluar në Tiranë tek TEG-u dhe kam marrë taksi, për të ikur në Lezhë. Pastaj kam hipur në autobusët e Lezhës, kam ndaluar aty tek karburanti dhe ai më ka dalë përpara./Tvklan










