E martë, 17 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjinishi: Asambleja e PS nuk ka më moral. Klosi: Ç’punë ke ti me Asamblenë tonë, provo veten me votë

Asambleja e PS-së ka prodhuar debat të fortë në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, mes analistëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Për analistin Ermir Gjinishi, Asambleja e PS-së nuk ka më asnjë vlerë morale, ndërsa nuk munguan as akuzat ndaj deputetëve të PS-së.

Por për Blendi Klosin, të gjithë socialistët e kanë provuar veten me votë.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Gjinishi: Ndreca s’ka bërë ndonjëherë ndonjë kundërshtim të partisë. Nuk është çështje emrash kjo, mo, por marrëdhënie që ka Rama me partinë. Ne e dimë, mo, që Rama të emëron, Rama të shkarkon. Po Asambleja, mo, si reagon? Nuk është bërë më votim. Ka disa institucione, ka disa hapa, këta nuk e bëjnë këtë pjesë. Kjo më shqetëson mua. Kur i pyesim çfarë ndodhi me zërat ndryshe, është sekret, thonë. E kuptoni ku ka përfunduar kjo parti, mo? Spiropali kërcënon në Facebook. Është e denigruar moralisht. S’e kam me Ramën, mo, e kam me Asamblenë, nuk ka më dinjitet politik. Zotëria thotë kemi të rinj, po çfarë prodhuan këta të rinj?

Klosi: Prodhuan fitoren, mo.

Gjinishi: E dimë, mo, si i bëri Sara, ke SPAK-un. Ne po flasim me Asamblenë, mo.

Klosi: Po ç’punë ke me Asamblenë, mo?

Gjinishi: Po ti me atë Asamble më gjobit mua dhe ata qytetarët. Ju ia keni kaluar Kafkës, kur thoshte: një budalla bën një budalla, dy budallenj bëjnë dy budallenj, një grup budallenjsh bëjnë një parti.

Klosi: Ata politikanë janë të gjithë të votuar. Unë, Sara Mila, Edi Rama, jemi votuar nga populli.

Gjinishi: Ore, pse e shkarkuat Spiropalin, mo? Edhe ajo nga vota doli?

Klosi: Ti dil në terren dhe provo veten.

Gjinishi: Nuk e dua, mo, votën e Sara Miles. Ju keni përjashtuar nga PS-ja, s’ka përjashtuar Enver Hoxha në 50 vjet.

Klosi: Ata njerëz janë aty me votë. Nuk janë njerëzit budallenj.

Gjinishi: Nuk keni nevojë ju, mo, shkojnë bandat, mbledhin votat, mo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.