Irlanda ka shënuar edhe golin e dytë në përballjen ndaj Kosovës.

Ishte sërish Troy Parrott që u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta dyfishuar epërsinë.


Këtë herë Aro Muric shkaktoi penallti, duke faulluar Parrott brenda zonës, me gjyqtarin që akordoi 11-metërsh. Nga ajo i pagabueshëm ishte lojtari i Real Betisit, i cili gjuajti në qendër.

Kësisoj, situata veç po përkeqësohet për Kosovën në Dublin të Irlandës./Telegrafi/