Edi Rama ka ironizuar kreun e Reform UK, Nigel Farage, për deklaratat e tij kundër emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke pretenduar se rënia e tij në sondazhe është pasojë e asaj që e cilësoi si “mallkimi shqiptar”.
Në një intervistë për “The Independent”, Rama është ndalur te deklaratat e Farage për shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke kujtuar pretendimin e tij se një në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg.
“Dhe ai ka nisur një sulm të ri tonin kritik, duke u tallur me rënien e Farage në sondazhe duke pretenduar se kjo është produkt i një ‘mallkimi shqiptar’ dhe shpresat e udhëheqësit të Reformës për të fituar pushtetin ‘nuk po shkojnë askund’”, shkruan “The Independent”.
Rama u shpreh se Farage se nuk e ka mbajtur premtimin për të vizituar Shqipërinë dhe për të verifikuar vetë shifrat që kishte deklaruar.
“Ai është shumë i mirë në bërjen e premtimeve, por nuk duket aq i mirë në mbajtjen e tyre”, është shprehur Rama.
Duke iu referuar edhe politikanes britanike Suella Braverman, e cila ka bërë më herët deklarata kritike ndaj shqiptarëve, Rama tha se politikanët që i sulmojnë shqiptarët nuk përfundojnë mirë politikisht.
“Mallkimi shqiptar është diçka nga e cila duhet të kesh kujdes, sepse kushdo që sulmon shqiptarët nuk përfundon mirë politikisht. Suella Braverman, ajo tani nuk është askund, apo jo? Edhe disa të tjerë nuk janë askund. I kam thënë mikut tim Nigel Farage ‘ki kujdes, sepse ekziston një mallkim shqiptar’”, deklaroi Rama.











