“Partia Mundësia nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, Doda jep lajmin dhe zbulon arsyen

17 Nëntor 2026 | 21:59

E ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, sekretarja e përgjithshme e partisë Mundësia, Barbara Doda, ka përjashtuar çdo mundësi dialogu apo bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. Ajo theksoi se vendimi i forcës së tyre politike është i prerë për të mos u ulur në asnjë tryezë me kreun e qeverisë, duke iu bashkuar thirrjes së qytetarëve dhe protestuesve për dorëheqjen e tij.

Gjatë fjalës së saj, Doda u ndal te mosbesimi ndaj vullnetit politik të qeverisë për reforma të vërteta, duke përmendur gjithashtu të kaluarën e tyre politike në strukturat e Partisë Demokratike dhe arsyet e shkëputjes prej saj. Ajo paralajmëroi se çdo ndërhyrje e mundshme e Ramës në Kodin Zgjedhor synon t’ua vështirësojë rrugën partive të reja.

“Rama nxjerr çdo ditë karriget në bulevard, pastaj tavolina dhe kërkon dialog. Thotë dialog dhe protestuesit dalin e thonë: ‘Jo dialog, vetëm dorëheqje! Jo dialog, vetëm dorëheqje!’

Tani, në kulmin e këtyre protestave, ne nuk ulemi në asnjë tryezë me Ramën që kërkon dialog, sepse ne nuk bëjmë pazar dhe kemi qenë të qartë për këtë.

Ne nuk besojmë te Rama. Nuk besojmë se ai ka vullnetin politik për të bërë mirë dhe, sa herë PD-ja dhe PS-ja janë ulur bashkë në tryezë për reforma apo për çfarëdolloj gjëje, kjo nuk ka qenë në shërbim të shqiptarëve. Nuk u ka bërë mirë shqiptarëve.

Ne besojmë se, nëse Rama ndërhyn në Kodin Zgjedhor, vetëm do ta përkeqësojë situatën dhe do ta bëjë më të vështirë për partitë e reja, jo vetëm për ne, por edhe për partitë e reja që mund të krijohen.

Ne kemi qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, nuk e kemi për turp dhe jemi larguar pikërisht kur kuptuam që Partia Demokratike nuk do të ndryshonte. Ne jemi marrë me Partinë Demokratike. Ju bëni si të doni në partinë tuaj, por në këtë parti që ne kemi themeluar, që quhet Mundësia, kemi marrë një vendim: Ne nuk bëhemi pjesë e lojës së Ramës dhe nuk bëjmë pazar me të.

Sepse Rama, në çdo tryezë që ulet, mund të pranojë listat e hapura, por më pas mund t’ju thotë të votoni edhe për shkrirjen e SPAK-ut. Nuk do të bëheshim kurrë me Ramën.

Pra, ne nuk rrezikojmë të futemi me Ramën në asnjë diskutim, aq më tepër kur shqiptarët e kanë bërë shumë të qartë: ‘Jo dialog, vetëm dorëheqje!’

Edhe ne, parimisht, do të ishim për lista të hapura apo për sistem proporcional, por nuk besojmë te Rama dhe nuk ulemi me të”, u shpreh Doda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ti je fajtor që studentët dalin në protestë”, Qori: Ja si e rrahën policët kolegun tim pedagog

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka denoncuar rastin e dhunimit të kolegut të tij nga policia...
21:44 | 17/11/2026

Çfarë videosh ka SPAK? Karamuço zbulon detajet: Janë filmime të bëra në zyrën e Ergys Agasit

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një lidhje online për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me materialet filmike që ndodhen...
21:18 | 17/11/2026

U përplas një natë më parë nga një makinë, ndërron jetë në spital i moshuari në Elbasan! Autori në kërkim

Selman Bardhi, këmbësori që u përplas nga një automjet mbrëmjen e së hënës në Mëngël të Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të...
20:50 | 17/11/2026