Klosi zbardh diskutimet pas dyerve të Asamblesë së PS-së: Ky është problemi që mori më shumë vëmendje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka zbardhur detaje nga diskutimet që u zhvilluan në Asamblenë Kombëtare të PS-së ditën e shtunë. Ai deklaroi se në fokus kanë qenë zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, duke hapur në këtë mënyrë siparin e fillimit të garës lokale.

“Një mbledhje e gjatë e Asamblesë Kombëtare, u bë një diskutim i gjatë për shumë problematika, gara elektorale, përgatitja. Propozova një platformë të re për mënyrën e zgjedhjes së këshilltarëve bashkiakë. Diskutuam një grup anëtarësh për problematika të ndryshme. Një nga problematikat që mori më shumë vëmendje ishte problematika e kryetarit të bashkisë, për një nevojë që kemi për t’u përgatitur për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë. Filluam pra garën elektorale”, tha ai në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Të lidhura

None found

I është pyetur sërish se cila ishte arsyeja e përjashtimit të Elisa Spiropalit, Klosi shtoi se erdhi për arsyeja ka qenë disiplina.

“Përgatitemi për një garë, orientohemi për një fushatë elektorale. Që nga ndarja e parë e 6 deputetëve që votuan kundër vullnetit të PS-së, që votuan presidentin e propozuar nga PD-ja. Pra, janë momente ku ndahen projektet. Jemi një forcë me 104 mijë anëtarë aktivë, kemi 83 deputetë, ka momente që duhet të marrim vendime sa i përket orientimit. Unë nuk jap arsye personale për përjashtimet. Është disiplinë në parti, është nevoja për një projekt…

Për pozicionin dhe detyrën që kam, e kam të vështirë të flas për individë. Vendimmarrja ishte e forumit më të lartë të PS-së, për të mbështetur projektin më të rëndësishëm, që është integrimi në BE. Orientimi i forcës sonë politike në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Disiplina është arsyeja”, shtoi ai.


Shtuar më 17.11.2026 22:25

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetsuperbetingrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet